Është duke vazhduar rritja e rasteve me coronavirus në Kosovë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 356 raste të reja.
Nga rastet e reja më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 176 raste.
Pastaj në Fushë Kosovë 30 raste, në Ferizaj 22, në Vushtrri 19, në Podujevë 13.
Ndërsa në Viti janë konfirmuar 12 raste, Pejë dhe Gjakovë ka 11 raste.
Në Mitrovicë dhe Suharekë në 24 orët e fundit janë konfirmuar nga 7 raste.
Kurse, në Lipjan, Obiliq dhe Malishevë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar nga 5 raste.
Nga 4 raste janë konfirmuar në Skenderaj, Klinë, Shtime. Dhe nga 3 raste janë konfirmuar në Gjilan, Shtërpcë, Kaçanik, kurse nga 2 raste janë konfirmuar në Kamenicë dhe Prizren.
Aktualisht raste aktive janë 2.083.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër COVID-19, dhe të vaksinohen kundër virusit.
Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës.
Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /arbresh.info/
lexo edhe:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...