Trendi i kërcënimeve ndaj medieve duket se do të jetë i njejtë, duke supozuar edhe tejkalimin në krahasim me vitet e kaluara.
Kështu paralajmëron, Petrit Çollaku, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke thënë shumica e rasteve të lajmërimit të kërcënimeve ndaj gazetarëve ngecin tek ndonjëra hallkë e drejtësisë, shkruan arbresh.info.
“Mediat duhet të jenë të lira, sepse duke qenë të lira sjellë një informim për qytetarët,” shprehet Çollaku.
Gazmend Morina nga Veriu.info ka përmendur rastet e kërcënimet ndaj tij, për raportimet rreth telasheve ne Trepçë, por pavarësisht denoncimit, siç ka thënë ai, personat vazhdojnë të mbeten të lirë.
Darko Dimitrijević nga radio Goraždevac, ka folur për kërcënimet ndaj gazetarëve serbë, me theks ato në veri të vendit.
“Gazetarët e rinjë po merren me shumë me gazetari senzacionale, dhe ky nuk është qëllimi i gazetarëve,” shprehet ai.
Këto komente janë bërë në debatin e organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me temë “Siguria e gazetarëve në Kosovë” me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Medias.
OSBE në Kosovë ka adresuar shpesh në forma të ndryshme përmes konferencave, trajnimeve e paneleve të diskutimit problemet me të cilat ballafaqohen gazetarët.
Që nga janari janë evidentuar shtatë raste të formave të ndryshme të kërcënimit ndaj gazetarëve./Arbresh.info.
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës