Në Kaçanik, mbrëmë është raportuar fillimisht për një rast të shkëmbimit të zjarrit nga armët mes dy veturave rreth orës 20:15.
Policia i është përgjigjur rastit, por ka njoftuar se nuk kanë gjetur asnjë dëshmi.
Megjithatë, sipas raportit 24-orësh, njësitet policore kanë vazhduar veprimet hetimore dhe rreth orës 21:40 kanë gjetur një veturë të braktisur, e vetaksidentuar.
Vetura, sipas policisë, ka qenë me vrima që dyshohet se kanë ardhur nga arma e zjarrit, raporton Klankosova.tv.
“Lidhur me rastin është arrestuar një dëshmitare femër kosovare e cila ka deklaruar se i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa shtëpive të panjohura dhe aksidentalisht ka plagosur veten”, ka njoftuar PK-ja.
Ndërkaq, përderisa njësitë policore ishin në kërkim të të dyshuarit, i njëjti ishte vërejtur mbi kulmin e shtëpisë se tij.
Ai “kërcënonte për të kryer vetëvrasje, ku menjëherë eprori policor ka negociuar me të dyshuarin dhe pas negociatave i dyshuari bindet të zbres dhe arrestohet, e më pas me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa arma e zjarrit AK-47 që dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar”.
“Në konsultim me prokurorin edhe dëshmitarja e cila dyshohet se kishte deklaruar rrejshëm dërgohet në mbajtje”, ka thënë Policia në raportin 24-orësh.
Rasti është hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm/përdorim i armës”.
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...