
Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, vend i cili gjatë historisë ka qenë shtëpi e qytetërimeve të ndryshme, tërheq vëmendjen e vizitorëve me stilet arkitekturore të kohërave të ndryshme që janë të pranishme në këtë qytet. Qyteti brenda tij ka vendbanim antik dhe vend arkeologjik të mbetura edhe para kohës së Bizantit, ndërsa gjithashtu në qytet ndodhen edhe ndërtesa të periudhës osmane, jugosllave, të arkitekturës brutaliste të ndërtuar pas tërmetit të vitit 1963, i cili shkatërroi gati gjysmën e qytetit si dhe fasadat e stilit barok të ndërtuara në vitet e fundit. Shkupi gjithashtu ka një ndërtesë të stilit neo-andaluziane gjë që në gjeografinë e afërt mund të vërehet rrallë. "Qendra tregtare" e kohërave të vjetra e cila gjithashtu njihet si Çarshia e Vjetër Turke (foto) me dyqane të vogla, punëtori, xhami, restorante tradicionale, hane dhe hamame, u ofron vizitorëve mundësinë për të ndier frymën e qytetit. ( Furkan Abdula - Anadolu Agency )
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Viti.
Një burrë e ka gjuajtur me enë qelqi kunatën e tij, sipas raportit 24 orësh të Policisë rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje, shkruan arbresh.info
DHUNË NË FAMILJE /Viti 21.02.2022-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka gjuajtur me një enë qelqi viktimën femër kosovare –kunatën e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt- thuhet në raport. / arbresh.info/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...