Anëtarja e klubit parlamentar “Lëvizja Serbia e Re për shpëtimin e Serbisë”, Sanda Rashkoviq ka pyetur sot kryeministrin dhe kandidatin për president të Serbisë Aleksandar Vuçiq se “duke pranuar kushtet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për vizitë në Kosovë, po përul veten, serbët dhe Serbinë”.
“Kryeministri ynë dhe kandidati për president, Vuçiqi i madh merr leje nga Hashim Thaçi me kushtin se në Kosovë nuk mund të vijë me dy ministrat, të policisë dhe mbrojtjes. Kryeministri ynë shkon në Kosovë nën kushte përulëse”, ka thënë ndër tjerash Rashkoviq-Iviq.
Sipas saj, Vuçiq po jep mbështetje dhe instruksione për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, të cilat dallojnë dukshëm nga rregulloret për mbajtjen e zgjedhjeve në pjesët tjera të Serbisë.
“E gjithë kjo nuk është vetëm shenjë se po përgatitet vjedhje e madhe e zgjedhjeve në Kosovë, por në mënyrë implicite njihet pavarësia e Kosovës”, ka thënë Rashkoviq-Iviq.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...