Analisti Naim Rashiti në Interaktiv të KTV-së ka thënë se vonesat në certifikimin e rezultateve po e dëmton tërë procesin zgjedhor.
“Kosovës i duhet certifikimi i rezultateve sa më shpejtë, e s’besoj se do të kryhet së paku edhe dy javë, mos më shumë. E kjo është e dëmshme dhe po e dëmton tërë procesin zgjedhor. Këto duhet të trajtohen seriozisht pas konsolidimit të institucioneve”, ka deklaruar ai.
Ai ka shtuar se duhet të bëhen ndryshime në sistemin zgjedhor.
“E para që parlamenti të mos shuhet sa herë që bie qeveria. Sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë. Meqë kësaj herë s’po mund të manipulohet vullneti i qytetarëve por rezultati në listat zgjedhore”, ka thënë Rashiti.
Rashiti thotë se mandatari i takon Vetëvendosjes, derisa ka theksuar se qeveritë e kaluara ishin formuar me zor.
“Në momentet e fundit VV-ja ka dalë e para. Në fakt është një fitues i zgjedhjeve dhe atij i takon mandatari. Është ditur se në çdo rrethanë do të fitojë opozita. Qeveritë e kaluar në njëfarë forme kanë të formuara me zor. Ngatërrimi me temat e mëdha për të cilat nuk ditën t’i japin zgjidhje. E kësaj here përgjegjësia do t’i bie zotit Kurti për procesin e dialogut, të vizave e të tjera”, ka thënë ai.
Sipas tij VV-ja dhe LDK-ja kanë pasur një marrëveshje parimore dhe kryeministri do t’i takojë asaj që del e para.
“Në politikë duhet besim. Viteve të fundit ishte humbur dhe duket se tash është kthyer. LDK-ja ka qenë e bindur se do të marrë kryeministrinë por është befasuar, por po sillet konform rezultatit dhe ashtu do të duhej. Uroj që ky standard i ri i humbësit dhe i fituesit të vazhdojë edhe në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Rashiti./ktv/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari