Rashiq tregon pse u formua Asociacioni

23:32 | 9 Shtator 2015
M. A.

Ish ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, që është anëtar i “Partisë Progresiste Demokratike” është shprehur se marrëveshja e arritur mes Serbisë dhe Kosovës nuk është fitore e asnjërës palë, por humbës janë serbët e Kosovës. Ai tha se “duke formuar Asociacionin Beogradi do të përpiqët të kontrollojë kryetarët e vet”.

“Menjëherë pas nënshkrimit është krijuar një komunikim përmes Facebookut ose mediave se kjo është fitore e Kosovës ose e Beogradit. Krejt jemi fitues dhe shihet se humbësit janë serbët e Kosovës se nuk kanë ideologji të veten”, ka thënë Rashiq, në Zona B të Klan Kosovës.

“Situatë ideale që serbët e Kosovës të kenë përkrahje politike nga Prishina, Beogradi dhe Brukseli ndërsa zhvillim financiar me kapacitete të veta”, tha ai.

“Gjatë formimit të partisë politike kemi thënë që po përfaqësojme serbë politikisht të moderuar se jetojmë në rrethana që duhet të jemi më tolerant dhe më të mençur. Kjo nuk ka ndodhur, teorikisht mund të fitojmë më shumë por kjo u reflektua me një thellësi më të madhe mes shqiptarëve dhe serbëve”, tha Rashiq.

Rashiq është shprehur se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe është themeluar për një arsye tjetër.

“Është krijuar Asociacioni që në baza ligjore do të duket si organ këshillëdhënës, por kjo do të përdoret për mbikëqyrje të komunave serbe”

“Duke formuar asociacionin Beogradi do të përpiqët të kontrollojë kryetarët e vet”, tha ai

“Nuk do të ketë kompetencë ekzekutive, por do të kenë fuqi politike që të ndikojnë çdo komunë dhe kjo është krijuar nga mosbesimi i Beogradit ndaj komunave serbe ose kryetarëve të komunave”.

Shpërndaje në rrjete sociale