Zgjedhjet e fundit lokale i bojkotuan, andaj në 4 komunat veriore u zgjodhën kryetar shqiptar.
Por, qytetarët serb ka mundësi të mos marrin pjesë përsëri në zgjedhje të organizuara nga shteti i Kosovës, tani në ato parlamentare të 9 shkurtit.
Kështu të pakën deklaron ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, që thotë se janë informacione jozyrtare.
Ministri në Qeverinë Kurti pretendon se këtë bojkot po e organizon Lista Serbe.
Ai thotë se kërkesa e Vuçiqit, për zgjedhje të menjëhershme është e pamundur edhe në aspektin ligjor.
Andaj kur të vijë koha e zgjedhjeve, pikërisht kjo kërkesë do të bëhet pretekst për mospjesëmarrje.
“Konsideroj që atë kërkesë do të, të them kështu do të dramatizohet në formë ku një moment, po pres që disa grupacione, në veçanti nga Lista Serbe, që të shpallin ndonjë formë të mos pjesëmarrje në procesin zgjedhor, bile a do të ndodh ajo për një pjesë të Kosovës apo në tërë territorin, është diçka që do të shohim në të ardhmen”, ka deklaruar Rashiq.
Pas kësaj ministri refuzoi të jap informacione shtesë pasi tha që nuk dëshiron të kuptohet e gjitha çka dinë për këtë plan.
“Ka një, ju kërkoj falje por është herët, nëse bash iu tregojmë që e dimë krejt çka planifikojnë,nuk është mirë për ne, për ata është mirë se atëherë e kuptojnë që janë BUSTED, që thuhet ajo por këtë moment e di për siguri që do të jenë destruktiv”, ka deklaruar ai. /TV Dukagjini
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...