Kryetari i partisë “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Nenad Rashiq, paraditen e sotme iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për, siç tha më herët, dyshimin se po manipulohen votat.
Në një prononcim për RTK2, Rashiq ka thënë se ka informacione për tentim për t’u dhënë ryshfet anëtarëve të komisioneve zgjedhore nga partia e tij dhe për t’i detyruar ata t’i anulojnë votat për partinë e tij.
“Kam kërkuar nga përfaqësuesit e KQZ-së që t’u kushtojnë më shumë vëmendje vendvotimeve ku kanë votuar serbët, veçanërisht në komunat me shumicë serbe. Kam marrë garanci të forta nga KQZ se do ta parandalojnë çdo tentativë mashtrimi. E përsëris se procesi zgjedhor në ditën e votimit ishte i shqetësuar, sepse ka pasur shumë shantazhe, kërcënime, manipulime të qytetarëve”, tha Rashiq.
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë