Raportohet se policia ka gjetur magazinë armësh në Kaçanik – arsenali i Agim Belës

18:05 | 25 Prill 2025
Q L

Një sasi e konsiderueshme armësh dhe municionesh është zbuluar mëngjesin e sotëm në rrugën “Selim Shehu” në Kaçanik, gjatë një operacioni të ndërmarrë nga Njësia e Hetimeve e DKKO Prishtinë, në bashkëpunim me njësitë e specializuara operative (NJSO).

Sipas Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 06:30 të mëngjesit të 25 prillit, gjatë kontrollit të personit të dyshuar Agim Bela (rreth 51-vjeçar), janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme, prej të cilave një pjesë pa leje të vlefshme.

Sipas informatave , te Bela janë gjetur:

• 3 pushkë gjuetie (dy me leje, një me dylbi)

• 1 pistoletë 9 mm

• 1 pushkë ajrore 4.5 mm

• 450 fishekë të llojeve të ndryshme, nga të cilët të paktën disa janë pa leje

• 27 thika me përmasa të ndryshme

• Dylbi nate dhe dylbi zmadhues pa numër serie

• Dron-Mini dhe pajisje për pastrim armësh

Arsenali është konfiskuar nga Policia, ndërsa me autorizimin e Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal:

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Agim Bela është intervistuar në prani të avokatit personal, dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.