Një autobus nga Kosova po raportohet se është aksidentuar në Gjermani.
Si pasojë e këtij aksidenti raportohet se janë lënduar 10 persona, nëntë prej tyre lehtë kurse një tjetër sipas policisë është lënduar më rëndë.
Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës në autostradën A8 në Irschenberg.
Mediat gjermane raportojnë se autobusi me 41 pasagjerët brenda u aksidentua me një kamion teksa po përpiqej ta tejkalonte.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur një numër i madh i ekipeve emergjente, policisë dhe zjarrfikësve.
Qarkullimi në këtë autostradë në drejtim të Munchenit u ndërpre për dy orë e gjysmë
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai