Katër zyrtarë policorë u suspenduan ditën e djeshme lidhur me veprimet e tyre për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
Në mesin e të suspenduarve, është edhe Ardian Demiri, hetues në Gjilan.
Bazuar në postimet të cilat janë publike nëpër rrjete sociale, Nacionale raporton se Ardian Demiri është vëllai i Burim Demirit, ish-kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan.
Demiri kishte qenë këshilltar i Jashtëm për Kulturë i kryetarit të Gjilan.
Në vitin 2022, Burim Demiri ishte bërë pjesë e Listës Guxo.
Në njoftimin e IPK-së thuhet se të hetohet nëse ka pasur ndonjë lëshim apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit Mefail Shkodra, i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
“Bazuar në autorizimet ligjore dhe në rëndësinë e ruajtjes së integritetit të hetimit dhe shmangien e çdo ndikimi mbi dëshmitarë apo prova, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK