Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë arrestuar një shtetas të Kosovës në Medvegjë.
Sipas mediave serbe, i arrestuari është E.O., i lindur në vitin 1999 dhe është nga Prishtinës, raporton ‘rominfomedia’.
Ai është kapur gjatë një operacioni të MPB-së serbe, i cili kishte për qëllim parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve në komunën e Medvegjës.
Ai dyshohet se ka prerë rreth 30 metra kub dru ahu në Zonën e Sigurisë Tokësore, së bashku me tre persona të tjerë që arritën të ikin përmes kufirit. Policia ka gjetur dy traktorë dhe dy sharrë elektrike me motor në vendin e ngjarjes,’ thuhet në njoftimin e policisë.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në prokurorinë kompetente në Lebanë, Serbi, dhe pas procedurës, Gjykata Themelore ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...