Ka filluar mbledhja e komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të gjashtë shtetasve turq, por pa prezencën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Ky i fundit është ftuar nga ky komision për të raportuar rreth kësaj ngjarje por nuk i është përgjigjur ftesës, shkruan arbresh.info.
Presidenca ka kërkuar nga komisioni që raportimi i presidentit Thaçi të bëhet me 26 prill.
“Në momente të fundit na ka njoftuar zyra e presidentit ta shtyjmë këtë takim për një data tjetër. Zyra e presidencës ka kërkuar të mbahet me 26 prill”, tha kryesuesi i komisionit Xhelal Sveçla./Arbresh.info/

Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë