Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ka intensifikuar inspektimet në sektorin e tregtimit të derivateve të naftës në të gjithë territorin e Kosovës.
Ky veprim vjen si pjesë e përpjekjeve për të garantuar mbrojtjen e konsumatorëve, rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e konkurrencës së drejtë në treg, si dhe për të parandaluar çrregullimet e mundshme në çmimet dhe cilësinë e produkteve të naftës.
Gjatë kësaj jave dhe edhe sot, katër ekipe të Inspektoratit Qendror kanë qenë në terren duke kontrolluar operatorët ekonomik që merren me tregtimin e derivateve të naftës. Raporti përfundimtar i inspektimeve pritet të publikohet gjatë ditës së sotme.
Ministria u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi apo mashtrim të mundshëm përmes kanaleve zyrtare të komunikimit: Numri pa pagesë: 0800 11000 Email: [email protected]
“Jemi të përkushtuar në garantimin e një tregu të drejtë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët,” thuhet në njoftimin e MINT./Arbresh.info
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...