Pas mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, kryetarja e këtij komisioni Ganimete Musliut bëri të ditur se javën e ardhshme do të ftohet për të raportuar, shefi i AKI-së, Petrit Ajeti për të raportuar në Komision rreth planit për atentat ndaj kryeministrit Kurti të raportuar në media, me rastin e vizitës në Maqedoninë e Veriut.
Ajo ka folur edhe për rastin kur zyrtarët e AKI-së kanë dy shtetësi. “Deri më tani nuk mund as të mohojë as të pohoj që zyrtarët e AKI-së të kenë dy shtetësi. E kam parim që çështjet e tilla të diskutohen në bazë të informacioneve të sakta. Ka edhe ministra që kanë dy shtetësi, ndoshta me ligjin e ri në planin legjislativ në muajin dhjetor të këtij të parashihen”, tha ajo./rtk
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...