Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/ Transparency International Kosova (TIK) kanë publikuar raportin “Rruga e Dukagjinit, autostradë apo zgjerim i rrugës ekzistuese”.
Fjolla Uka, autore e hulumtimit, tha se vendimit të Qeverisë për autostradën e Dukagjinit nuk i kishte paraprirë analiza e fizibilitetit dhe analiza e kostove të përfitimit, të cilat do ta kishin mbështetur nevojën për zhvillimin e projektit apo ridestinimin e projektit, nga zgjerimi i rrugës ekzistuese në autostradë.
Sipas saj, autostradat e mëparshme kanë patur kosto më të lartë investimi se sa përfitimi.
“Prandaj është e mundshme që edhe investimi në autostrada të reja mund të sjellë më shumë kosto sesa përfitime”, është shprehur Uka.
Ajo shton se projektet kapitale duhet të përfshihet në strategjitë kombëtare, dhe në këto dokumente nuk ishte paraparë si autostradë ,por vetëm si zgjerim i kësaj rruge./arbresh.info/
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK