Prishtinë, 17 tetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetenëntë (59) aktakuza kundër, gjashtëdhjeteshtatë (67) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, janë bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim, dy kërkesa janë bërë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë për shkak të veprës penale “Kontrabandim i mallërave“, ndërsa, një kërkesë nga Prokuroria Themelore e Pejës për sekuestrimin e disa trungjeve dru teknik, një veturë e llojit VW dhe dru të llojit ahu, 14 mjete (çipa, karta, kufera) të dyshuara se janë përdorur për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave pridamidale”, si dhe një automjet i llojit Passat dhe çelsat e veturës .
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar “ dhe veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori, ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona, si dhe gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona , si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një person i dyshuar është arrestuar pasi të njëjtit gjatë bastisjes i janë gjetur një numër i konsiderueshëm i armëve të llojeve të ndryshme, për çka dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Vjedhje pylli“, ndërsa një (1) person është ndaluar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.
Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Kanosje”, ka bërë një kërkesë për sekuestrim, si dhe ka ngitur katër (4) aktakuza ndaj katër (4) personave për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshur, po ashtu, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara “, ka bërë dy kërkesa për sekuestrim për shkak të veprës penale “Kontrabandim i mallërave“, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
| Prokuroritë | Aktakuzat – personat | Ndalimet | Paraburgimet kërkesat-personat | Bastisjet | Sekuestrimet |
| Prokuroria Speciale | / | / | 1-1 | / | / |
| Prishtinë | 15-15 | 6 | 3-4 | / | / |
| Prizren | 6-10 | 1 | 2-2 | / | / |
| Pejë | 4-4 | 4 | 1-1 | / | 1 |
| Gjilan | 11-14 | / | / | / | / |
| Gjakovë | 5-5 | 1 | / | / | / |
| Mitrovicë | 10-11 | 1 | / | / | 2 |
| Ferizaj | 8-8 | 2 | / | / | / |
| Totali | 59-67 | 15 | 7-8 | / | 3 |
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 dhe veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 2.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se kanë kryer veprën penale “Sulmi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik me pasoja vdekje”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale” Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona në dy raste të ndara.
Në rastin e parë, një (1) kërkesë për një (1) person është paraqitur për veprën penale “Kanosje” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.
Në rastin e dytë, një (1) kërkesë është paraqitur për një (1) person për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.
Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Oranizimi i skemave piraidale ose bixhozit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Kjo prokurori, gjatë 24 orëve, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi për shkak të veprave penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Kanosje”.
Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e disa trungjeve dru teknik.
Një veturë e llojit VW dhe dru të llojit ahu, 14 mjete (çipa, karta, kufera) të dyshuara se janë përdorur për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave pridamidale” si dhe Një automjet i llojit Passat dhe çelsat e veturës
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshur, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Aktakuzat:|
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara “.
Sekuestrimet e përkohshme:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një veture për shkak të veprës penale “Kontrabandim i mallërave “, dhe të dy (2) demave për shkak të veprës penale “Kontrabandim i mallërave“.
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit
Prokuroria Themelore në Ferizaj,Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimet e rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...