Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë që të jenë kreative dhe fleksibile në qasjen e tyre ndaj negociatave për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, shkruan arbresh.info.
Ka kohë që ndërkombëtarët insistojnë që taksa 100 %, që Kosova i ka vënë produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, të hiqet.
Por, Kryeministri Haradinaj po i qëndron me këmbëngulësi refuzimit të heqjes së kësaj takse. Për më tepër, ai po beson se të gjithë e kanë kuptuar se kjo taksë nuk hiqet dhe se askush më nuk po e kërkon heqjen e saj.
“Të gjithë e dinë se s’hiqet. Askush më s’po ma kërkon heqjen. E kanë parë dhe e kanë lënë këtë punë”, ishin fjalët e kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Por, në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e pohojnë të njëjtën.
Qëndrimi i tyre karshi taksës ndaj Serbisë, mbetet i njëjtë që nga dita e parë.
“Qëndrimi i Qeverisë së SHBA-ve lidhur me taksat mbetet i pandryshuar. Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që të jenë edhe kreative edhe fleksibile në qasjen e tyre ndaj kësaj negociate – këto cilësi nevojiten tash më shumë se kurdo për të sjellë palët prapa te tavolina e negociatave”, thonë për arbresh.info në Ambasadë.
Edhe pse shumë nga ndërkombëtarët ishin kundër, që nga momenti i vënies së taksës, Haradinaj kishte deklaruar se nuk do të hiqet tarifa nëse nuk ka njohje nga shteti serb, edhe nëse do rrezikohej posti i tij si Kryeministër./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...