Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar klubin e xhudos “Ipon”, me ç’rast ka pasur edhe një përballje miqësore me xhudistin kampione, Majlinda Kelmendin.
Ai gjithashtu e ka vlerësuar lartë mjeshtrin Driton Kuka për të cilin ka thënë se e ka trajnuar brezin e artë të xhudistëve, që kanë arritur majat botërore, transmeton Klan Kosova.
“Financimi i palestrës nga Qeveria është përkrahje modeste krahasuar me arritjet brilante të këtij ekipi të madh prirë nga e arta jonë, Majlinda Kelmendi, me të cilën pata një përballje miqësore”.
“Për kontribut të jashtëzakonshëm dhënë sportit nacional, e dekorova klubin ‘Ipon’ me medaljen ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook.

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?