Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj thotë se kryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar që të pezullohen punimet në rrugën Deçan – Plavë pas reagimeve të shumta të ndërkombëtarëve.
“Kam këmbëngulë që brenda disa ditëve të bëhet zgjidhja e fundit në mënyrë që të hënën të vazhdohet me punimet ashtu siç kemi vazhduar’, tha Hoti duke treguar bisedën e fundit që ka zhvilluar me kryeministrin Avdullah Hoti.
“Komunikimi i fundit ka qenë ditën e shtunë. Komunikimin e parë për këtë temë e kemi pasur në orën 05:00 pasdite të premten kur ka kërkuar pezullimin e punëve”, shpjegoi ai për RTV Dukagjini.
Ramosaj tha se është munduar që t’u shpjegojë ambasadorëve të huaj në vend se asfaltimi i kësaj rruge do të sjellë vetëm të mira për qytetarët e kësaj komune.
“Jam mundur që para Hotit dhe ambasadorëve të tjerë të tregojë konceptin zhvillimor që kishte me sjell standard ekonomik për qytetarët e kësaj komune në sektorin e turizmit’, tha Ramosaj.
Fillimi i punimeve të rrugës Deçan-Plavë (R-108), rrugë kjo që e lidh rajonin e Dukagjinit me atë të Plavës dhe Gucisë, ka filluar në 2018.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2016 kishte marrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë. Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësaj komune.
Zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër