Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi nuk po merr pjesë në seancën e Kuvendit, në të cilën pritet të votohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.
Në media u raportua se Kelmendi po qëndron në një klinikë në Pejë ku po pastron gjakun në tretman treditor, që ndryshe njihet si dializë.
Por, këtë proces Kelmendi po e kryen në shtëpinë e tij në Pejë. Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
“Deputeti Kelmendi nuk ndodhet as në QKUK e as në spitalin e Pejës, siç raportuan disa media. Ai është në shtëpinë e tij në Pejë, ku po e kryen dializën në kushte shtëpiake. Kelmendi po i kryjke këto shërbime në shtëpi”, ka thënë Fazliu.
Kujtojmë se Ramiz Kelmendi po përflitet se ka ndryshuar mendje për demarkacion, dhe se edhe po të ishte në seancë nuk do të votonte pro demarkacionit.
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...