Gazi lotsjellës siç duket ka ndikuar keq në shëndetin e deputetit të Kuvendit të LDK’së, Ramiz Kelmendit. Ai për Express ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është rënduar pak pas hedhjes së gazit.
Megjithëkëtë, Kelemendi thotë se do të jetë në vazhdimin e seancës.
“Nuk heq lehtë dorë”, thotë ai.
“Më bëri dëm gazi. Ndikojë tek unë më shumë se herave të tjera. Mbrëmë e përfundova dializën e sot menjëherë me gaz. Ta shohim tash. Megjithëkëtë unë do të jem në sallën e Kuvendit. Nuk dorëzohem lehtë”, i ka thënë Kelmendi Expressit.
“Me tregu të drejtën, pas trajtimit të dializës jam pak ma i dobët. Nëse përsëri hudhet përsëri gaz, jom ma në qosh annde edhe dal më shpjetë”, thotë Kelmendi.
Kujtojmë se deputeti i LDK’së mbrëmë e përfundoi terapinë e hemodializës.
Gjendja e tij shëndetësore nuk është shumë e mirë.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër