Ramë Buja ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës.
Duke mos dashur që t’i përmend arsyet, ai në letrën e dorëheqjes ka thënë se nuk i ka mbetur vend e hapësirë në këtë parti.
“Degradimi që po ndodh [qofsha i gabuar] do ta trazojë e çorientojë akoma më shumë këtë subjekt politik, nëse nuk i vihet digë penguese të keqes dhe degjenerimit politik në vazhdim, gjë në të cilën në kam humbur besimin përfundimisht”, ka sqaruar në dorëheqjen e tij, Ramë Buja.
Ramë Buja ka konfirmuar për KTV-në, se dorëheqja e tij ishte menduar që moti për shkak të pakënaqësive të shumta që sipas tij janë akumuluare me vite dhe për faktin që brenda kryesisë së PDK-së ka njerëz “matrapazë”.
Po ashtu ai ka thënë se kjo dorëheqje lidhet edhe me aktakuzën që ishte ngritur ndaj tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte ministër i Arsimit, por edhe me largimin e vëllait të tij, Shukri Buja, i cili një ditë më parë aderoi në Nismën për Kosovën.

Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...