Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi, Naser Ramadani ka thënë se deri në mars pret që të vijnë vaksinat kundër COVID-19 në Kosovë, por se varet edhe nga ndërkombëtarët.
“Pritet deri në mars, por janë procedura që MSH-ja i ka kryer dhe po presim, varet nga relacionet me ndërkombëtarët”, ka thënë Ramadani për emisionin “Sot” të KTV-së, ndërsa gjendej afër tendës së vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” ku po testohen qytetarë për koronavirus.
Ai tha se kjo formë e ngritjes së tendës në shesh për testim, është bërë për të ofruar shërbim më të qasshëm për qytetarët.
“Kjo formë është për t’i ofruar qytetarëve shërbime në një vend të rastësishëm dhe ky vend ëhstë sheshi, ku do shihet pasqyra epidemiologjike se ku është mbulesa më e madhe me COVID-19 në Kosovë”, shtoi Ramadani.
Ndërkaq, ka konfirmuat se shërbime të tilla do të jepen edhe gjatë vitit 2021 nëpër komuna të tjera.
“Ne do të vazhdojmë sepse po hyjmë në 2021 dhe duhet të mbulohet shërbimi për çdo qytetar. Ekipet tona janë në vazhdimësi për shërbim”, tha ai.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...