Burim Ramadani, zëvendësministër i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, në emisionin Frontal të Televizionit 7, ka folur për raportet që kjo ministri ka me ambasadën amerikane, pas ngritjes së aktakuzës për veteranët e rrejshëm, ku të akuzuar janë ministri e zëvendësministri i FSK’së.
Ramadani në Frontal ka thënë se ambasada amerikane nuk ka shkëputur raportet me ministrinë e FSK’së.
“Jo, ambasada amerikane nuk ka ngrirë raportet me ministrinë e FSK’së”, ka thënë zëvendësministri.
Është raportuar se Ambasada amerikane në Prishtinë ka ngrirë raportet e saj me ministrin e FSK’së, Rrustem Berisha dhe zëvendësministrit Agim Ceku, për shkak se të dy janë të akuzuar për mashtrime me listat e veteranëve. /Express/
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit
Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun
Skandali me njehsorët elektrik, Azemi nesër dorëzon në Polic...