Ramadani: Sulmet ndaj gjykatave, indikacion se gjithçka po përkeqësohet

14:14 | 21 Mars 2016
M. A.

Sulmet ndaj gjykatave dhe veturave zyrtare po vazhdojnë të ndodhin dhe përveç reagimeve të shumta nga institucionet vendore dhe atyre ndërkombëtare, ende nuk janë kapur kryerësit e këtyre veprave vandale.

E gjitha çfar doli në pah mbas këtyre sulmeve është një email i “qytetarëve të pakënaqur” të cilët marrin përgjegjësin për kryerjen e këtyre akteve.

Cak kryesor i “qytetarëve të pakënaqur” mbeten gjykatat vendore.

Në lidhje me këtë ligjëruesi dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramdani tha për Indeksonline se mosbesim i qytetarëve të Kosovës në gjyqësor është treguar vazhdimisht i lartë në të gjitha matjet e opinionit publik të këtyre viteve por kjo nuk e arsyeton hedhjen e molotovëve ndaj tij.

“Mosbesimi i qytetarëve të Kosovës në gjyqësor është treguar vazhdimisht i lartë, në të gjitha matjet e opinionit publik të këtyre viteve. Gjyqësori në përgjithësi është një prej hallkave më të prapambetura në Kosovë. Fatkeqësisht, gjyqësori i pavarur është vetëm një synim, por është shumë larg për t’u arritur. Sidoqoftë, as ky mosbesim në gjyqësor dhe asnjë situatë tjetër nuk duhet dhe as nuk arsyeton hedhjen e ‘molotovëve’ ndaj tij” , ka thënë Ramadani.

Sipas tij, qytetarë të pakënaqur janë gjithandej dhe nuk janë vetëm “qytetarët e pakënaqur” në Kosovë, por sulmet ndaj objekteve të gjykatave nuk e përmirësojnë situatën në vend.

“Qytetarë të pakënaqur ka gjithandej dhe nuk janë vetëm “qytetarët e pakënaqur” në Kosovë. Porse, sulmet ndaj objekteve të gjyqësorit apo të kujtdo tjetër nëpër Kosovë nuk janë tregues se diçka do të përmirësohet këtu. Në fakt, edhe sulmet kundër objekteve të gjykatave janë indikacone se gjithçka po përkeqësohet në Kosovë” , ka thënë Ramadani për Indeksonline.

Më tej ai shtoi se është lehtë të përkeqësohet gjendja e sigurisë në Kosovë por është detyrë kombëtare e të gjithëve ta ruajmë shtetin.

Shpërndaje në rrjete sociale