Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, është takuar me sekretarin e Ushtrisë Amerikane, Dr. Mark T. Esper, i cili qëndroi dje në Kosovë.
Ramadani në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se me Esper kanë diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për sigurinë në Kosovë dhe rajon.
“Kosova e përkushtuar për thellimin e partneritetit me SHBA-në
Sekretari i Ushtrisë Amerikane, Dr. Mark T. Esper, qëndroi dje në Kosovë. Një takim dhe bashkëbisedim i mrekullueshëm me Sekretarin e Ushtrisë Amerikane, Dr. Mark T. Esper, të dielën, në Prishtinë. E falenderuan Sekretarin Esper për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për sigurinë në Kosovë dhe rajon, duke vlerësuar lartë kontributin e trupave ushtarake amerikane në shtetin tonë. Unë dhe Gjenerali Rama ishim të nderuar të diskutojmë me Sekretarin Esper mbi thellimin e partneritetit Kosovë-SHBA dhe formësimin e së ardhmes sonë të sigurt e të mbrojtur, objektivin tonë shtetëror e popullor drejt NATO-s dhe gatishmërinë e Kosovës për të kontribuuar krah-për-krah me trupat amerikane dhe të NATO-s kudo nëpër botë.
Takimi i zhvilluar të dielën, më 2 qershor 2019, në Rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë, z. Philip Kosnett, ishte një mundësi e mirë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në që të shkëmbejmë pikëpamjet dhe planet tona për të ardhmen në sigurinë rajonale.
Dr. Mark T. Esper është Sekretari i 23-të i Ushtrisë Amerikane, i cili në nëntor të vitit 2017 është konfirmuar nga Senati Amerikan. Si Sekretar i Ushtrisë Amerikane, Dr. Esper është përgjegjës për të gjitha çështjet që ndërlidhen me Ushtrinë Amerikane, përfshirë rekrutimin, organizimin, trajnimin, pajisjen dhe kujdesin për 1.4 milionë pjesëtarë aktiv, Gardës Nacionale, Ushtarët Rezervë, Departamentin e Civilëve të Ushtrisë, dhe familjet e tyre”, ka shkruar në Facebook, Ramadani.
Sveçla jep detaje për Ligjin për të Huajt e atë për Automjet...
Kurti mirëpriti grupin e alpinistëve që do të ngjisin majën ...
Valë tërmetesh me epiqendër në rajonin e Korçës, banorët të ...
Hargreaves: NATO-ja është kyçe për të ardhmen e Kosovës
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua