Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani, ka kërkuar masa urgjente shtetërore kundër Jana Arsovska, bashkautoren e artikullit ku ofendohet UÇK-ja, në të cilin i përfshirë është edhe kryetari aktual i Kuvendit, Dimal Basha.
Duke i cilësuar si kërcënim për sigurinë kombëtare, ai ka bërë thirrje që Arsovska të shpallet person non grata dhe bashkëpunëtorët e saj të përjashtohen përfundimisht nga skena publike shqiptare.
”Pse s’po ju dëgjohet zëri rreth propagandistes agresive Jana ARSOVSKA? Lufta Hibride nga Jana Arsvoksa dhe të ngjashmit e saj duhet të merr goditje shtetërore të menjëhershme! Reagimi shtetëror duhet të kalojë motivet politike të brendshme, motivet grupore e partiake!
– Jana Arsovska DUHET të shpallet sa më shpejt Persona Non Grata! – Bashkëpunëtorët e saj DUHET të largohen përjetësisht nga skena publike shqiptare! Me Sigurinë Kombëtare nuk bëhet lojë! Ajo nuk duhet të trajtohet varësisht nga konformiteti i pushtetit! Mos harroni: Në Siguri Kombëtare përgjegjësia është aq e madhe sa që edhe mosdija është tradhëti!”, ka shkruar Ramadani.
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit