Ramadani, vëllai i ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka bërë të ditur se ka realizuar një vizitë te vëllai i tij në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se së bashku me djalin e tij, Arlindin, kanë pasur mundësinë ta takojnë Selimin, ndërsa djali tjetër, Genti, nuk është lejuar ta vizitojë axhën e tij.
Ishim për vizitë në Hagë , por mundësin për ta vizituar Rexhën e kishim vetëm unë dhe Arlindi dhe jo e gjithë familja ime e ngushtë. Na erdhi keq për Gentin që nuk ju lejua vizita për axhën e vet Rexhën, por megjithatë edhe pse nuk kishte mundësi me e pa fizikisht atë. Ai e ndjeu një përjetim të jashtëzakonshëm shpirtëror, sepse largësia fizike në mes tyre ishte vetëm disa metra nga njëri-tjetri që ndanin ato mure famëkeqe të kësaj ndërtese. Uroj të jetë kjo vizita e fundit në këtë vend më Rexhën dhe të lirohen çlirimtarët nga kjo gjykatë e padrejtë”, ka thënë Selimi. /Arbresh.info
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...