Pas fjalimit të, presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili sot i është adresuar përmes një videomesazhi në Kuvendin e Shqipërisë foli edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama i cili tha se rasti i Ukrainës është ndër të rrallët ku i gjithë parlamenti janë të të njëjtit mendim.
“Rastet kur në këtë parlament palët kanë rënë dakord dhe mbështetja me gjithë zemër e rezistencës ukrainase ndaj pushtuesve rus, është një nga ato raste edhe më të rralla kur të gjithë ne këtu kemi qenë dakord pa bërë as më të voglin diskutim”, u shpreh ai.
Rama tha se i gjithë kombi shqiptar, përfshirë edhe Kosovën, janë pranë Ukrainës.
“Qysh prej orës së parë të agresionit mbi Ukrainë, jo vetëm ne, por e gjithë Shqipëria, të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, i gjithë kombi ynë, përfshirë edhe shtetin tjetër shqiptar Kosovën, jemi rreshtuar krahë jush, me zemër, me mëndje dhe me krejt çka kemi mundur”, u shpreh tutje ai./arbresh.info/
Trump: Djali i Khameneit nuk është i pranueshëm, duam udhëhe...
Arton Konushevci emërohet zëvendësministër i parë i Administ...
Hamza pritet nga Rifat Jashari në Prekaz: Sakrifica e familj...
Osmani fton liderët e partive për konsultime mbi datën e zgj...
Një muaj paraburgim për ‘Mossin’ dhe dy shokët e tij për sul...
Kurti refuzon të komentojë për shpërndarjen e Kuvendit: Dekl...