Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen si banor rezident të Prishtinës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka sqaruar se nëse banoni në Prishtinë, i keni fëmijët në shkollë në Prishtinë, merrni shërbime shëndetësore në Prishtinë ju duhet të regjistroheni si banor i Prishtinës.
“Ju bëj thirrje edhe një herë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të REGJISTROHEN si BANOR REZIDENT të Prishtinës. Pra, nëse banoni në Prishtinë, i keni fëmijët në shkollë në Prishtinë, merrni shërbime shëndetësore në Prishtinë ju duhet të regjistroheni si banor i Prishtinës.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit
Mbi 1,000 ankesa të pranuara nga AIP gjatë vitit 2025
Çështja e presidentit, PDK: S’pranojmë takime me Kurtin pa f...
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve
Rama në grupin e PS: Shqipëria 2030 në BE, sfida e sfidave
Trajnim i përbashkët i KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpë...