Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur rreth taksës prej 5 euro të cilët kosovarët po duhet të paguajnë për të shkuar në Shqipëri.
Në një lidhje direkt ku është duke u takuar me banorë të Durrësit të prekur nga tërmeti, Rama ka thënë se taksa nuk është një shumë e madhe për ata që dëshirojnë të ndihmojnë.
“Ajo shumë nuk është asgjë për ata që vijnë me zemër për të ndihmuar, nuk i bëjnë të mëdha. Është kontribut për të gjithë si për shtetin si për popullin”, ka thënë Rama.

Derisa, gjatë ditës së djeshme shumë qytetarë të Kosovës të cilët kanë dërguar ndihma në shtetin shqiptar janë taksuar me pesë euro.
Ndërsa gjatë ditës grupi “Marakli të kerreve” ka njoftuar se të gjithë ata që dërgojnë ndihma humanitare duhet të lajmërohen sportelin e fundit djathtas.
“Autostrada është pa pagese për ata që dërgojnë ndihma, vetëm duhet të paraqiteni në sportelin e fundit djathtas”, njoftojnë maraklit e kerreve.

Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...