Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, në konferencë për media ka shpallur fitoren, pas publikimit të rezultateve nga KQZ, si fitues në balotazhin kundër kandidatit të LVV-je, Arben Vitia, me një diferencë të afërt, me 50.87%, shkruan arbresh.info.
Rama para mediave ka shpallur fitoren, duke thënë se fitorja është e qytetarëve he ai do të jetë kryetarë i të gjithëve.
“Të dashtun prishtinali secilin takim me keni dhuruar emocione të veçanta më keni mbush me shumë energji për me vazhdua përpara por emocionin e kësaj fitore nuk mundem me përshkrua me fjalë kjo është fitore juaj e secilit banorë pa dallime. Vota juaj sot tregon se jemi të emancipuar për të dashtë më të mirën për vetën tonë e njërit tjetrit. Përgjegjësin kom me marr sepse kjo është përgjegjësia e të qenit në këtë post për nevojat e të gjithë neve. Unë Përparim Rama kryetar i Prishtinës zotohem se do të jem kryetarë i të gjithëve. Falënderoj në veçanti më të dashurën time Kristalën e cila do të jetë banorja më e re e Prishtinës, po ashtu LDK e po ashtu falënderoj Lumir Abdixhikun”, tha Rama./arbresh.info/
LEXO EDHE
LDK shpallë fitoren në Prishtinë dhe në pesë komuna të tjera
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër