Rama: Super punë është duke u bërë në terren, jemi në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit

11:57 | 5 Shtator 2023
A Z

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është duke u bërë super punë në terren.

Rama ka thënë se vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Komuna e Prishtinës ka nënshkruar 231 kontrata me kompani të ndryshme për realizimin e projekteve, vlera e të cilave është 55 milionë euro.

Sipas tij, këto shifra tregojnë se janë në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër më parë.

Postimi i plotë i tij:

?? Super punë është duke u bërë në terren falë kontratave të nënshkruara me operatorë ekonomikë.
???Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti Kryeqyteti ka nënshkruar 231 kontrata me kompani të ndryshme për realizimin e projekteve, vlera e tyre është 55 milionë euro. Një rritje prej 43% i kontratave mesatare mujore, në krahasim me vitin e kaluar, që ishin 19 ndërsa këtë vit 33.
Gjatë gjithë vitit të kaluar janë nënshkruar 229 kontrata në vlerën e 35 milionë eurove.
Këto shifra na tregojnë se jemi në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër më parë./Arbresh.info/