Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar se situata e pastërtisë në Prishtinë dhe e hapësirave të gjelbra nuk është e mirë.
Rama, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se lidhur me këtë janë porositur 1400 kontejnerë të rinj, ashtu si dhe 8 kamionë të mëdhenjë, shkruan Arbresh.info.
“Sot, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike Ilirik Musliu, Kryeshefin Ekzekutiv të Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A, Petrit Reçica dhe Kryeshefen Ekzekutive të NPL „Hortikultura” sh.a – Prishtinë, Nora Cimili Gagica, shikuam për së afërmi gjendjen në terren. Situata e pastërtisë në Prishtinë nuk është e mirë e po ashtu edhe e hapësirave të gjelbra. U pajtuam për masa të reja të menjëhershme për të ngritur nivelin e pastërtisë në kryeqendrën e vendit. Pikërisht për këtë kemi porositur 1400 kontejnerë të rinj, po ashtu edhe 8 kamionë të mëdhenj si dhe jemi duke e shikuar mundësinë e shtimit të kapaciteteve dhe ekipeve tjera për sanimin e problemit.”, ka shkruar Rama në Facebook.
Tutje i pari i Prishtinës, tha se draft-rregullorja e re për menaxhimine mbeturinave do të jetë në diskutim public për 30 ditët e ardhshme dhe qytetarët mund të japin komentet e tyre për këtë dokument./Arbresh.info.
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...