Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare të 17 tetorit në Tiranë.
Rama tha se veteranët nuk janë thjesht pjesë e së kaluarës, por përfaqësojnë ndërgjegjen kombëtare dhe meritojnë respekt institucional dhe mirënjohje publike.
“Veteranët tanë nuk janë pjesë vetëm e së kaluarës por janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare dhe Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, do të mbetet shembull i respektit institucional, i kulturës politike dhe i mirënjohjes publike. Me nderim të thellë për të gjithë veteranët, për familjet e dëshmorëve dhe për të gjithë ata që e mbajnë ende gjallë kujtesën e lirisë sonë, shihemi në Tiranë. Ju takon respekti i një kombi të tërë”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.ifno
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...