Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar fotografi të nxënësve të çerdheve dhe shkollave në kryeqytet të cilët kanë përgatitur punime dhe shfaqje me rastin e 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Rama shkroi në Facebook për “talentët tanë të jashtëzakonshëm”.
Postimi i plotë i tij:
Nxënësit e çerdheve dhe shkollave tona me duart e tyre të arta kanë bërë mrekulli me punimet e tyre për 28 Nëntorin.
Nxënësit kanë përgatitur punime fantastike dhe shfaqje të mrekullueshme artistike për të shprehur dashurinë dhe respektin ndaj flamurit shqiptar.
S’ka më mirë se të nisësh ditën me talentët tanë të jashtëzakonshëm dhe me energjinë e tyre pozitive./Arbresh.info/
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu