Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në shoqërinë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Sylë Vitia kanë rrëfyer para nxënësve të shkollave të Kryeqytetit për familjen e komandantit legjendar Adem Jashari.
Sipas tij, frymëzimi dhe etja për njohuri e nxënësve lidhur me ngjarjet e rëndësishme të UÇK-së ka bërë të ndihen krenarë për rininë, shkruan Arbresh.info.
“Është një privilegj i madh për ne të kemi mundësinë të ndajmë me brezat e ardhshëm – fëmijët tanë, nxënësit e shkollave të Kryeqytetit – historinë e lavdishme të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, në shoqërinë e ish-luftëtarit të guximshëm të UÇK-së, Sylë Vitia, patëm nderin të rrëfejmë mbi guximin, dashurinë dhe sakrificën për atdheun, vlera që më së miri janë përfaqësuar nga komandanti legjendar Adem Jashari, familja e tij dhe të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për lirinë që sot ne gëzojmë.”, ka shkruar ai.
“Pyetjet e nxënësve ishin të veçanta dhe shumë domethënëse, duke na treguar se sa të vegjël janë por karakterizohen me dashuri të madhe për atdheun. Ky frymëzim dhe etje për njohuri në lidhje me ngjarjet e rëndësishme të UÇK-së na bëjnë të ndihemi krenarë për rininë tonë.”, shtoi ai.
Ndër të tjera, Rama u shpreh se fëmijët janë e ardhmja e cila përmes edukimit dhe shkollimit do të jenë ata që forcojnë shtetin.
“Fëmijët tanë janë e ardhmja jonë dhe përmes edukimit dhe shkollimit, do të jenë ata që do të forcojnë shtetin tonë. Shteti që u ndërtua mbi themelet e vendosura nga sakrificat heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve.”, ka shkruar mes të tjerash Rama./Arbresh.info/
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri