Rama: Projektet tona tetëvjeçare do ta zgjidhin trafikun në Prishtinë

21:02 | 1 Tetor 2025
E.H

Kryetari i Prishtinës dhe kandidat i LDK-së për një mandat të ri, Përparim Rama, ka folur për projektet që synojnë të rregullojnë trafikun në kryeqytet.

Ai ka theksuar se shumë projekte janë tashmë në zhvillim e sipër, duke përfshirë ndërtimin e 10 shkollave – nga të cilat tre janë përfunduar dhe shtatë të tjera në proces ndërtimi – si dhe reformimin e transportit publik.

Rama në Debat Plus ka përmendur gjithashtu krijimin e unazës së brendshme të qytetit, për të cilën janë bërë testime dhe që pritet të ndihmojë në zgjidhjen e problematikës së trafikut.

“Ky është një sistem i probleme që duhet më u zgjedh derisa sa te zgjedhim problemin e trafikut. Pra edhe ndërtimin e 10 shkollave që jemi duke e bërë tash i kemi ndërtuar 3 tash edhe 7 jemi duke u ndërtuar. Po ashtu, transportin ri të Prishtinës të cilin e kemi reformu edhe është një nder reformat më të mëdha që ka ndodhur në kryeqytet. Krijimin e unazës po them edhe kësaj të brendshme me shënzim, aspekti një kahor ku edhe i kemi bërë testimet edhe e kemi parë që ajo do të jetë një zgjidhje e mirë. Pra është një numër i madh i projekteve që i kemi propozuar jemi duke i bërë të cilat vijën deri tek zgjidhja e problemit të komunikacionit”, ka deklaruar ai.

Ai ka potencuar se nuk bëhet fjalë vetëm për hapjen apo mbylljen e sheshit “Xhorxh Bush”, por për një numër projektesh të koordinuara që synojnë lehtësimin e komunikacionit.

“Nuk është çështja e hapjes apo mbylljes për vetura atë sheshit Xhorxh Bush por është një numë ri madh i projekteve që janë duke ndodhë tash në të njëjtën kohë të cilat do ta zgjidhin problemin e trafikut në kryeqytet. Qysh para katër vjete kam thënë që projektet tona janë tetë vjeçare, pra transferimit të kryeqytetit i vyejnë 8 vite”, ka deklaruar Rama në Debat Plus.

Shpërndaje në rrjete sociale