Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se kryeqyteti po bëhet me infrastrukturë të mençur.
Me anë të një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se qyteti në bashkëpunim me Prishtina Parking ka filluar implementimin e Infrastrukturës për Qytetin e Mençur , shkruan Arbresh.info.
Tutje, ai ka treguar se në këtë projekt përfshihen: Senzorë për parkingje, ndriçim inteligjent, rrjet interneti falas, pulla emergjence, tabela informuese në çdo hyrje të qytetit Sensorë për kontejnerët e mbeturinave Monitorim i cilësisë së ujit.
“Kjo do ta bëjë Kryeqytetin lider në rajon dhe ofron mundësi të pafundme zgjerimi e plotësimi me senzorë e sisteme për analizë e modele parashikuese për një Prishtinë më të mençur dhe më të sigurt!”, ka shkruar mes të tjerash Rama./Arbresh.info/
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Anulohet udhëtimi me trenin Pejë – Prishtinë për nesër
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...