Prej sot dhe për tri ditë me radhë, sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të jetë qendra e kulturës botërore, përmes festivalit “NewBorn Prishtina”.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili njoftoi se në këtë ngjarje marrin pjesë përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Kanadanë, Kilin, Argjentinën, Spanjën, Guinenë, Italinë, Poloninë, Sllovakinë, Bullgarinë dhe Turqinë.
“Prej sot e për tri ditë me radhë, Sheshi “Zahir Pajaziti” bëhet epiqendër e kulturës botërore me festivalin NewBorn Prishtina, një ngjarje që sjell muzikë, folklor dhe miqësi nga e gjithë bota në zemër të kryeqytetit. Para fillimit të festivalit, mirëprita përfaqësuesit nga Kanada, Kili, Argjentina, Spanja, Guinea, Italia, Polonia, Sllovakia, Bullgaria dhe Turqia – të cilëve, si shenjë respekti dhe mikpritjeje, ua dhurova Hyjneshën në Fron”, tha Rama./Arbresh.info
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...