Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar sot para investitorëve vendorë e ndërkombëtarë projekte për transformimin e kryeqytetit.
Këto projekte përfshijnë planet nga Stacioni i Autobusëve deri te mbikalimi Arbëria. Po ashtu parashihet edhe parku industrial në Bërnicë të Epërme, pjesë e të cilit do të jetë edhe Fshati Olimpik.
“Tashmë vetëm e kemi bërë master-planin për këtë zonë, kemi mundësi të shumta, kemi punuar me hapa të shpejtë në transformimin e kësaj zonë. Një pjesë është e komunës, pjesa tjetër është e qeverisë së Kosovës, ne vetëm se i kemi bërë propozimet të cilat na mundësojnë tash të lëvizim me hapa të shpejtë rreth transformimit të kësaj pjese”,tha Rama.
Ndër projektet tjera ishte edhe projekti i ‘Kino Rinisë’ që gjendet mu në qendër të Prishtinës dhe parashihet të zgjerohet dhe të përfshijë hapësirë më të madhe.
‘Ulpiana Energy Project’ është një projekt që parasheh investime në panele diellore duke e bërë më pak të kushtueshme përdorimin e energjisë elektrike.
“Ne tashmë e kemi bërë inventarizimin në gjithë Prishtinën për heqjen e azbestit sepse azbesti është i rrezikshëm, është kancerogjen. Në bazë të analizave tona që i kemi bërë, për shembull, kjo është shkolla Hasan Prishtina, nëse kësaj ia ndërrojmë kulmin dhe vendosim panele solare, atëherë kjo ka me qenë e pavarur, s’ka me pas nevojë për energji prej KEK-ut,” tha kryetari Rama.
Ai theksoi se të gjitha investimet do të jenë publiko-private apo me investues potencialë./rtk
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...