Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pritur veprimtarin shqiptaro-amerikan, Jim Xhemën në Odën e Kryeqytetit.
“Prishtina ju është përjetësisht mirënjohëse për zemrën tuaj të madhe, atdhedashurinë dhe kontributin e çmuar që dhatë për çlirimin e Kosovës”, tha Rama përmes rrjetit social Facebook.
Xhema ishte i shoqëruar nga Christopher Hyland dhe delegacioni nga Federata Panshqiptare “Vatra” bashkë me kryetarin e Prishtinës kujtuan vizitën historike të senatorit Dole në vitin 1990 në Prishtinë.
“Moment ky i njohur si “pikë kthesë për lirinë e Kosovës, që ia hapi sytë e bashkësisë ndërkombëtare mbi abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut”, sepse, qysh atëherë, zoti Dole u bë zë i fuqishëm në politikën amerikane për çështjen e Kosovës”, shkruan Rama.
“Senatori Dole u angazhua deri aty, sa falë ndikimit të drejtpërdrejtë të Jim Xhema, në vitin 1992, Presidenti i asokohshëm amerikan, George Bush ia shpalli ”vijën e kuqe” Beogradit, paralajmërimin e qartë të qeverisë amerikane që të mos e provojë agresionin në Kosovë”, shkruan Rama./arbresh.info/
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku