Ministrja e shtetit të Abu Dabit, Maitha Alshamsi dhe Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara në Podgoricë, Nabila Alshamsi kanë vizituar sot kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
Kjo u bë e ditur nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook.
“Ministrja e Shtetit të Abu Dabit, Shkëlqesia e Saj, znj. Maitha Alshamsi dhe Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara në Podgoricë, Shkëlqesia e Saj, znj. Nabila Alshamsi vizituan kryeqytetin”, u shpreh Rama.
Rama tha se në takim u diskutua për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës ku edhe u prezantua studimi i fizibilitetit për ndërtimin e saj.
Tutje Rama e falënderoi ministren për përkrahjen e vazhdueshme dhe përkushtimin në shëndetësi nga Emiratet e Bashkuara për Kosovën.
Gjithashtu i pari i kryeqytetit njofton se shumë shpejt do ta vizitoj Abu Dabin.
“Ministren e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme nga Emiratet e Bashkuara, me theks të veçantë për përkushtimin e tyre ndaj avancimit të shëndetësisë në kryeqytet e në mbarë vendin. Shumë shpejt, me ftesë të znj. Alshamsi, do të vizitoj Abu Dabin, ku edhe do të konkretizojmë bashkëpunimin për shumë projekte mes Kryeqytetit dhe Emirateve të Bashkuara”, ka shkruar Rama në fund./arbresh.info/
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...