Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim luftëtarin e lirisë, Jon Harrison.
Rama tha se Harrison la gjithçka që kishte në Britani, për t’u dalë në krah ushtarëve tanë përgjatë luftës çlirimtare në Kosovë.
“Nder i jashtëzakonshëm të mirëpres luftëtarin e lirisë, Jon Harrison, i cili la gjithçka që kishte në Britani, për t’u dalë në krah ushtarëve tanë përgjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Miku i Kosovës Harrison, ka rrezikuar jetën për të shërbyer si instruktor për Brigadën 138 “Agim Ramadani”. Ai tregon me dashuri për emocionet e përjetuara gjatë periudhës së luftës deri në çlirimin e vendit tonë”, ka shkruar Rama.
Rama tha se ai ende e vazhdon betejën për ta bërë të njohur të vërtetën e luftës së Kosovës dhe të drejtën për liri.
“Në shenjë respekti i dhurova mirënjohje për guximin, trimërinë dhe kontributin e tij”, ka shkruar kryetrari i Prishtinës./Arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...