Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Rama bën të ditur se kanë diskutuar për zhvillimin e projekteve në Kryeqytet dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, z. Aivo Orav, me rastin e marrjes së detyrës.
Diskutuam për zhvillimin e projekteve në Kryeqytet dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Bashkëpunimi dhe mbështetja e BE-së mbeten thelbësore për të ardhmen e qytetit tonë”, shkruan Rama në Facebook.
Pas takimit, Rama shoqëroi ambasadorin Orav në një vizitë të shkurtër në Sahat Kullë, simbol i trashëgimisë sonë kulturore dhe historike, e cila është restauruar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe UNDP-së.
“I uroj ambasadorit Orav suksese në detyrën e tij të re dhe mezi presim të punojmë ngushtë në realizimin e projekteve konkrete për Kryeqytetin”, shkruan tutje ai./Arbresh.info/



Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...