Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama po merr pjesë në konferencën e 21-të të shefave të shtabeve të ushtrive të vendeve pjesëmarrëse “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”, e cila po mbahet në Shkup të Maqedonisë.
Temë kryesore e konferencës është “Zgjerimi i bashkëpunimit midis anëtarëve të Kartës së Shteteve të Bashkuara dhe Adriatikut (A-5) për integrimin e plotë në NATO dhe kontributi në sigurinë e Aleancës”.
Punimet e konferencës i hapi mikpritësi i takimit, shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë gjeneralkolonel MetodijeVeliqkovski, kurse në cilësinë e komandantit suprem të vendit mikpritës, me një fjalë rasti iu drejtua pjesëmarrësve edhe presidenti i Maqedonisë GjorgjeIvanov.
Shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve pjesëmarrëse në takimin e 21-të “SHBA-Karta e Adriatik A- 5”, nënshkruan edhe një deklaratë të përbashkët, që konfirmon vendosmërinë e fortë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dhe për të zgjeruar dhe thelluar fushat e bashkëpunimit ushtarak, me qëllim të mbështetjes dhe forcimit të sigurisë rajonale.
Në Konferencë po mere pjesë edhe zëvendëskomandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropën, Timothy Ray si dhe komandantët e Gardave Nacionale të Shteteve të SHBA-ve, që janë partnere të vendeve pjesëmarrëse të Kartës së Adriatikut A-5.
Në këtë konferencë Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vendeve vëzhguese në grup.
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...