Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se në këtë takim është biseduar për ide e projekte bashkëpunimi në fusha të qeverisjes së mirë e demokratizimit, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, Rama dhe Hovenier folën edhe për festimin e 4 korrikut, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve si dhe 11 qershorit, ditës së çlirimit të Prishtinës.
“Ambasadori Hovenier përshëndeti edhe Asambleistët e Kryeqytetit gjatë seancës së sotme.”, shkroi Rama.
“Përherë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...