Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me një fotografi ku shihen zjarrfikësit e kryeqytetit ka thënë se ata janë heronjtë tanë të heshtur.
Rama në llogarinë e tij në Facebook shkruan se zjarrfikësit tregojnë se janë gjithmonë në krye të detyrës dhe vendimtarë në momente kritike.
Duke folur për rastin lagjen “Mati 1” në Prishtinë, Rama tha se intervenuan menjëherë dhe shpëtuan jetë.
“Me këtë fotografi, zjarrfikësit tregojnë se janë gjithmonë në krye të detyrës dhe vendimtarë në momente kritike, si mbrëmë, e në rastet e fundit ku intervenuan menjëherë dhe shpëtuan jetë.Ata janë heronjtë tanë të heshtur! Shpëtimtarë të cilët me plot vullnet, guxim e sakrificë kujdesen që ne të jemi dhe të ndjehemi të sigurt. Ju faleminderit për punën tuaj të palodhshme e heroike”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, policia jep detajet
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...